Arrestohet polici në Korçë që u përfshi në aksident duke drejtuar i dehur në timon.
Sot, në një aksident rrugor rreth orës 17:25 në rrugën nacionale Korçë – Bilisht, një mjet tip furgon përfshihej me një automjet të drejtuar nga Inspektor R.XH., 58 vjeç, punonjës i Policisë në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec. Pas ngjarjes, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar inspektorin në flagrancë.
Duke bërë testet e nevojshme në vendngjarje, u konstatua se punonjësi i Policisë kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara, gjë që e bëri të drejtojë mjetin në mënyrë të parregullt. Aksidenti solli vetëm dëme materiale.
Inspektori R.XH. ishte në rrugë drejt punës, ku kishte detyrën e Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.
Materialet procedurale të kësaj ngjarjeje do t’i përcillen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Autoritetet vijojnë hetime të thella për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij incidenti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



