E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Hoxha: Ja kush është shtetasi turk që financon Bashën
Lajme

Artan Hoxha: Ja kush është shtetasi turk që financon Bashën

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, në një intervistë për emisionin “JAVA” në RTSH, zbuloi se kush është shtetasi turk i cili fincancon lobingun për kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën. Sipas tij, Kamil Ekim Alptekin quhet shtetasi që ka financuar lobingun e Bashës.

Hoxha tha se këto para kanë dalë nga biznesi i lojërave të fatit, të cilat kanë lobuar në të dy krahët e politikës. “Që të shkosh të paguash këto shuma të mëdha, siç janë 825 mijë dollarë, atëherë ky është objektivi i një hetimi konkret.” – u shpreh gazetari investigativ.

“Për mendimin tim është një skandal që është publikuar nga një media, që mbështetet nga partnerët tanë strategjikë. Siç është BIRN. Unë nuk dyshoj se BIRN është bërë pjesë e një loje politike. I njëjti gazetar ka shkruar edhe për fondet e lobingut të LSI, sikurse edhe për fotografinë e Ramës me Obamën” – tha më tej Aran Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.