E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë/ I dënuari  ndërroi jetë në tualetin e burgut  të  Rrogozhinës
Lajme

E rëndë/ I dënuari ndërroi jetë në tualetin e burgut të Rrogozhinës

Emri i 37-vjeçarit

Një i dënuar në burgun e Rrogozhinës ka vdekur mbrëmjen e djeshme.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, bëhet fjalë për shtetasin Mariglen Alterziu, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim.

Referuar deklarimeve të banorëve të dhomës si dhe të punonjësit të shërbimit, i dënuari është futur në ambientet sanitare dhe pas disa minutash është konstatuar pa ndjenja i rënë në dysheme.

Nga vlerësimi paraprak si dhe deklarimet e stafit shëndetësor dyshohet për arrest kardiak, por kjo pritet të konfirmohet nga ekspertët e mjekësisë ligjore.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju informon se me datën 12 gusht 2023 ka ndërruar jetë shtetasi Mariglen Qani Alterziu, i datëlindjes 03.04.1986, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim. I ndjeri ka qenë i vendosur në IEVP Rrogozhinë që prej datës 13.01.2023.

Referuar deklarimeve të banorëve të dhomës si dhe të punonjësit të shërbimit, rreth orës 20.30, i dënuari është futur në ambjentet sanitare dhe pas disa minutash është konstatuar pa ndjenja i rënë në dysheme. Menjëherë është thirrus stafi shëndetësor i turnit, i cili ka shkuar tek pacienti në orën 20.38, për një kohë më pak se 3 minuta dhe i ka dhënë ndihmën e parë.

Është urdhëruar shoqërimin i tij për në Qëndrën Shëndetesore Rrogozhinë nëpërmjet punojësve të policisë të grupit të sigurisë dhe stafit shëndetësor, të cilët ishin me shërbim. Në orën 21.15 konfirmohet nga mjekja e shërbimit e Qendrës Shëndetësore Rrogozhinë vdekja e tij.

Një ekip i Drejtorisë së Përgjithshme dhe specialistët e SHKBB kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimin lidhur me rrethanat e vdekjes. Nga vlerësimi paraprak – si dhe deklarimet e stafit shëndetësor – dyshohet për arrest kardiak, por kjo pritet të konfirmohet nga ekspertët e mjekësisë ligjore.

Nga të dhënat e përgjithshme, ky i burgosur është klasifikuar si person i qetë dhe pa asnjë problematikë të veçantë, – nuk ka asnjë evidencë që të ketë pasur konflikte apo hasmëri me persona të tjerë brenda regjimit, si dhe nuk ka të dhëna si përdorues i lëndëve narkotike apo psikotrope. Gjithashtu, që nga nisja e dënimit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga i ndjeri apo stafi mjekësor për probleme të mundshme shëndetësore.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të të ndjerit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.