E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i Nismës Thurje: Paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve!
Politikë

Kreu i Nismës Thurje: Paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve!

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka reaguar pas arrestimeve nga SPAK dhe lëvizjes së sotme për çështjen e koncesionit të sterilizimit që çoi në pranga biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj.

Ishte pikërisht denoncimi i Nismës Thurje që çoi në nisjen e hetimeve nga SPAK dhe rezultatet e sotme.

Shabani deklaron se ky është një hap në drejtim të rikthimit të besimit te drejtësia.

Ai kërkon që prokurorët të çojnë përpara drejtësisë politikanët e lartë, duke nisur nga ish-ministri Ilir Beqja dhe paratë e vjedhura t’u rikthehen shqiptarëve.

“Nisma Thurje përgëzon SPAK-un për  arrestimet e sotme. Çdo hap në avancimin me hetimin e kallëzimit të depozituar nga Nisma Thurje në Dhjetor të vitit 2019 është një hap në drejtim të rikthimit të besimit tek drejtësia.

I inkurajojmë prokurorët e SPAK-ut që të mos kufizohen në nivelin e funksionarëve publik, por të çojnë përpara drejtësisë politikanët e lartë duke nisur që nga ish ministri Ilir Beqaj e deri ku arrin zinxhiri i vendimmarrjes.

Gjithashtu presim që paratë që i janë vjedhur shtetit shqiptar të konfiskohen dhe t’u rikthehen shqiptarëve. Vilat që janë ndërtuar me paratë e sterilizimit të kthehen në qendra shëndetësore shtetërore.

Populli shqiptar i ka sytë nga drejtësia e re. Katër vite kanë kaluar që nga denoncimi ynë. Nuk ka më kohë për të humbur”, deklaron Shabani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.