Balla, urdhëron bashkitë të vendosin sinjalistikën rrugore përreth shkollave
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka prezantuar masat e reja për sigurinë në shkolla.
Një nga masat është dhe për bashkitë dhe kryetarët e saj.
Balla ka urdhëruar që bashkitë të marrin të gjitha masat e nevojshme për vendosjen dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore vertikale dhe horizontale, dhe semaforëve të nevojshëm brenda perimetrit të sigurisë së shkollave, brenda një afati 90-ditor nga sot.
Në rast se kjo nuk përfundon brenda afatit do të merren masa ndëshkuese ndaj kryetarëve të bashkive të parashikuara nga ligji.
“Sa i përket sigurisë rrugore, do t’u kërkojmë bashkive që të marrin të gjitha masat e nevojshme për vendosjen dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore, vertikale dhe horizontale, dhe semaforëve të nevojshëm brenda perimetrit të sigurisë së shkollave, brenda një afati 90-ditor nga sot. Në përfundim të këtij afati, përmes strukturave të Policisë Rrugore, do të kryejmë monitorimin e gjendjes së sinjalistikës së sigurisë dhe do të marrim masat ndërshkuese ndaj kryetarëve të bashkive, të parashikuara nga ligji për përmbushjen e këtij detyrimi”, tha ndër të tjera Balla

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



