Vrasja e 6 shqiptarëve në Greqi/ Autorët dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin
Hetimet e autoriteteve greke janë në zhvillim e sipër për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, të cilët pasditen e së hënës ekzekutuan gjashtë persona shqiptarë.
Pesë nga gjashtë viktimat ishin në një makinë, ndërsa i gjashti u gjet e pajetë jashtë saj. Autoritetet po përpiqen të zbulojnë nëse çdo informacion identifikues që supozohet se gjendet në zotërim të viktimave është i vërtetë apo i rremë.
Ato që janë padyshim false janë targat gjermane të makinës së markës “Ford” të cilat dyshohet se i ishin ngjitur makinës me ngjitës.
Skenari i konsideruar si më i mundshmi nga autoritetet është se bëhet fjalë për një larje hesapesh, lidhur me trafikun e drogës.
Autorët dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin dhe për këtë arsye iu kanë ngritur pritë. Skenari i pritës së vdekjes përforcohet nga pozicioni në të cilin janë gjetur viktimat (brenda makinës).
Sipas informacioneve në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja, ndërsa policia është në kërkim të një veture të zezë dhe një motorr.
Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e 6 shqiptarëve në Lucë të Greqisë.
Sipas asaj që shkruan shtypi grek, autorët i kishin ngritur pritë viktimave, si dhe njiheshin me njëri-tjetrin. Nga informacionet paraprake rezulton se targat e automjetit tip “Ford” janë false dhe ishin ngjitur me një shirit në mënyrë provizore.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen sotme në Artemisë, pranë Lucës, ku 6 shqiptarë u ekzekutuan me 25 plumba, ndërsa autoritete greke janë duke hetuar rastin.
Ndërkohë pala greke është duke shtuar masat e kontrollit në aeroporte dhe në kufijtë greko-shqiptar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



