FOTO/ Arrestohet këngëtarja e njohur Enca, i gjenden vazo me kanabis në ballkon
Policia e Tiranës ka arrestuar këngëtaren Ruenca Haxhiaj, e njohur në fushën e muzikës si Enca. Ka qënë komisariati nr.1 që pasi mori informacione për kultivim kanabisi në vazo lulesh, ushtroi kontroll në vilën e Haxhiajt në Lundër ku i gjeti disa vazo të mbjella me kanabis. Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është marrë nga Policia edhe i dashuri i saj.
Policia e Tiranës njoftoi se “shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.
Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër. Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



