Ulet numri i studentëve në universitete, shumë degë pa asnjë student të regjistruar

Gjatë këtij raundi ka patur 19 612 aplikime, por krahasuar me vite më parë numri është ulur dhe shumë degë rrezikojnë të mbyllen.
Në universitetin e Korçës, Elbasanit, Gjirokastrës, Durrësit dhe Vlorës ka degë që mund të mos hapen fare këtë vit.
Ndërsa në univestitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës këtë vit ka më pak studentë, por në fund të regjistrimeve do zbulohet se a do ketë mbyllje degësh.
Deri më tani, në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit janë mbyllur tre degë dhe numri i studentëve në degët e tjera është shumë i ulët.

Ndërkohë që në universitetin e Korçës, “Fan S Noli” gjashtë degë janë në rrezik, pasi vetëm nga një student është regjistruar.
Nga ana tjetër, në Durrës te universiteti “Aleksandën Moisiu” degët e historisë dhe filozofisë rrezikohen të mbyllen pasi deri më tani nuk ka regjistrime.
Ndërsa në universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej” interesi i studentëve është ulur shumë këtë vit dhe kjo vihet re te aplikimet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



