E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali/ Firence, njerëzit dalin në rrugë nga lëkundjet e termetit, dëmtime në zonën e Forlit
Lajme

Itali/ Firence, njerëzit dalin në rrugë nga lëkundjet e termetit, dëmtime në zonën e Forlit

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.6 dhe 5.1 ballë, në komunën Marradi, në zonën e Firences. Ngjarja sizmike ka ndodhur në orën 05:10 të mëngjesit të sotëm. Tronditja u ndje dukshëm në Firence. Mbrojtja Civile bëri të ditur se nuk ka pasur dëme materiale apo njerëz, por qindra persona kanë dalë në rrugë pas tërmetit.

Tërmeti u ndje në të gjithë Toskanën dhe rajonet fqinje, duke përfshirë Emilia-Romagna dhe Marche. Me të njëjtën epiqendër, sizmografët regjistruan një tjetër goditje me magnitudë 3.3 në orën 04:38 dhe më pas 8 goditje të tjera me magnitudë midis 2 dhe 3, përsëri në Apeninet, në Marradi ose Tredozio afër (Forlì Cesena).

Pas tërmetit të fortë, kryebashkiaku i Marradit (Firence), Tommaso Triberti, vendosi mbylljen e shkollave si masë paraprake. Dhoma e Mbrojtjes Civile e qytetit Metropolitane të Firences, e cila po monitoron situatën, aktualisht nuk ka marrë raporte të dëmtimit të pronës apo lëndime të njerëzve.

Dëme në Tredozio (Forlì-Cesena)
“Kemi dalë të gjithë jashtë shtëpive”. “Kemi shumë struktura të dëmtuara, duke përfshirë bashkinë dhe po evakuojmë një pjesë të një shtëpie të moshuarish, dhjetë persona”, shpjegon kryebashkiakja e Tredozios (Forlì -Cesena) Simona Vietina. 

Qyteti, tashmë i goditur nga përmbytja, nuk është shumë larg nga Marradi, në Toskanë, ku ndodhi goditja kryesore, por nga ana tjetër ishte epiqendra e disa pasgoditjeve, të paktën katër, një me magnitudë 3. “Ne jemi të gjithë jashtë shtëpive, kam hapur qendrën operative komunale, presim ndërhyrjen e zjarrfikësve”. Pas përmbytjes vazhdojmë të përjetojmë ditë të vështira, njëra pas tjetrës. “E ndjemë fort tronditjen”, thotë kryebashkiaku i Cesenas Enzo Lattuca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.