Ministri Balla flet për zjarrin në Patos: Ka marrë përmasa të mëdha! Po punohet për mbrojtjen e zonave të banuara
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend, ku problematika më e madhe është në fshatin Margëlliç në Patos të Fierit.
Përmes një postimi, Balla shprehuet se zjarret kanë marrë përmasa të mëdha dhe po punohet për shuarjen e tyre.
Ai thotë gjithëashtu se po punohet për mbrojtjen e zonave të banuara nga flakët.
Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla për situatën e zjarreve në vend:
Po ndjekim situatën në Bashkinë Patos, fshati Margëlliç, ku po luftohet me zjarrin, i cili ka marrë përmasa tepër të mëdha. Forcat zjarrëfikëse👩🚒🚒 të Patosit, Roskovecit, Fierit, kompanisë Albpetrol po punojnë në disa drejtime për të mbrojtur zonat e banuara, ndërsa janë nisur forca edhe nga Lushnja, Vlora dhe Berati. Policia e Shtetit ka dërguar efektivë të shumtë të FNSH, ndërsa ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



