Irlanda vendos etiketa edhe për alkoolin
Tashmë etiketat paralajmëruese për rrezikun në shëndet nuk do të jenë vetëm tek paketat e cigareve, por edhe në pijet alkoolike. Irlanda është vendi i parë në Europë që do të aplikojë këtë praktikë për t’u bërë të ditur të gjithë konsumuesve të alkoolit, pasojat që ai shkakton.
Ligji do të prezantohet në vitin 2026 dhe në të gjithë Bashkimin Europian po kërkohet një veprim i ngjashëm. Në Irlandë, do të jetë e detyrueshme që paketimi i pijeve alkoolike të shfaqë informacione paralajmëruese për përmbajtjen e kalorive, sasinë e alkoolit, rreziqet e kancerit dhe sëmundjeve të mëlçisë, si dhe rreziqet e pirjes gjatë shtatzënisë.
Etiketa do të duhet t’i drejtojë konsumatorët në faqen e Shërbimit Shëndetësor Irlandez për më shumë informacion mbi konsumimin e alkoolit. “Ne besojmë se të gjithë konsumatorët duhet të dinë faktet rreth alkoolit, duke përfshirë detaje rreth rreziqeve… Ne gjithashtu do të dëshironim që Komisioni Evropian të rishikonte legjislacionin sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe Mjekët Evropianë mbështesin qeveritë të ndërmarrin iniciativa të tilla si rasti irlandez”, deklaroi Ray Walley zëvendëskryetar i Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Evropianë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



