E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla në Kamëz: Senati i nxënësve të bashkëpunojë me policinë
Lajme

Balla në Kamëz: Senati i nxënësve të bashkëpunojë me policinë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte sot me nxënësit e shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz ku tha se “do të garantojmë një nivel tjetër sigurie pranë institucioneve arsimore në gjithë vendin”.

Balla kërkoi që me policinë të bashkëpunojë edhe senati i shkollës, me qëllim që mos të lejojnë asnjë nxënës të bjerë pre e trafikantëve.

“Sic jeni në dijeni në bashkëpunime me ministrinë e Arsimit, kryetarin e bashkisë Kamëz dhe Policinë e Shtetit në duam të krijojmë më shumë siguri në shkolla.

Në këtë përpjekje të përbashkët mendoj se edhe senati i shkollës ka një rol për të krijuar një bashkëpunim me drejtësinë shkollës oficerin e shkollës

Policia e shtetit është në këtë pozicion për të garantuar kryerjen e detyrës me përpikmëri. Prindërit tuaj na e kanë besuar ne, ne u kemi dhënë besën atyre që të kujdesemi për ju

Senati duhet të marrë një vendim, që do bashkëpunojë me policinë e shtetit për të mos lejuar asnjë prej nxënësve të shkollës tonë që të bjerë pre e trafikantëve”, tha Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.