E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO  dënon  me 10 vite burg  Lefter Kokën
Lajme

GJKKO dënon me 10 vite burg Lefter Kokën

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për aferën e inceneratorit të Fierit.

Kështu, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burg.

Ndërkohë ish deputeti i PS, Alqi Bllako dënohet me 4 vite burg, por me gjykimin e shkurtuar do të vuajë 2.8 vite burg. Ndërsa Klodian Zoto dënohet me 12 vite dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 8 vite burg.

Pellumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, është dënuar me 3.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2.4 burg.

Të pafajshëm nga kjo çështje  kane dalë Albert Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.