Sulmi i armatosur i grupit serb, Albin Kurti: Ishte pjesë e një plani më të madh për aneksimin e Veriut
Kryeministri Kurti tha sot se sulmi në Veri ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ishte pjesë e një plani më të madh për aneksimin e veriut të Kosovës.

Kurti ka postuar në platformën “X”, ku shorehet se “në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme.”
Sipas tij, pas sulmit në fjalë do të punohej për krijimin e një korridori për në Serbi, “për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa.”
“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa.”,shkruan Kurti në postimin e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



