E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skedëa e vdekjes së 3-vjeçarit: Është firmosur nga eksperti mjeko-ligjor Erindo Alla
Lajme

Skedëa e vdekjes së 3-vjeçarit: Është firmosur nga eksperti mjeko-ligjor Erindo Alla

Në skedën e vdekjes së të miturit, e cila është firmosur nga eksperti mjeko-ligjor Erindo Alla, ndonëse kjo është një ekspertizë paraprake pasi pritet edhe një raport përfundimtar i ekspertizës mjekoligjore.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen ku është ngritur një gurp hetimor  të cilët kanë shkuar për të sekuestruar kamerat e sigurisë në ambientet e brendshme dhe rrethuese të klinikës për të vërtetuar deklaratat që janë bërë nga ana e familjarëve të cilat bien ndesh me atë të mjekut, por ky i fundit është shprehur se për shkak të disa punimeve që ishin kryer në klinkë, kamerat ishin jo funksionale që prej 23 shtatorit.

Grupi hetimor ka sekuestruar DVR, pra regjistrimet e kamerave çka do të vërtetojë edhe deklaratën e fundit të mjekut Roland Xhaxho.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 28 shtator në kryeqytet në klinikën ‘Splendet’, të Roland Xhaxhos, i cili mori përsipër të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në klinikën e tij së bashku me vajzën, Ina Xhaxhon, për djalin 3 vjeçar i cili prej disa kohësh ankohej se kishte shqetësim nga dhëmbët.

Pas disa orësh në klinikën e Xhaxhos, djali i mitur është dërguar në banesë dhe menjëherë më pas në spitalin pediatrik pasi ka shfaqur komplikacione.

 I mituri qëndroj 2 ditë në gjendje kome dhe ndërroi jetë më 1 tetor në spitalin pediatrik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.