Zjarr në aeroportin e Luton në Londër, anulohen fluturimet
Aeroporti Luton në Londër ka pezulluar fluturimet deri në orën 12 të së mërkurës. Shkak për këtë është bërë zjarri që ka rënë në një garazh parkimi që pas flakëve u shemb.
Videot dramatike të shpërndara nga dëshmitarët në rrjetet sociale tregojnë zjarr në katin e fundit të parkingut, ku rreth 80% e zonës është e përfshirë nga flakët.
Dëshmitarët okularë e përshkruan skenën si kaotike, duke treguar se ka pasur shumë makina që kanë marrë flakë.
Shtëllungat e tymit mbuluan qiellin, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Ngjarja ndodhi në Terminal Car Park 2 në Bedfordshire, teksa shërbimet e urgjencës, Shërbimi i Zjarrfikësve Bedfordshire shkuan menjëherë në ndihmë.
Pavarësisht pamjeve alarmante dhe kaotike si pasojë e zjarrit, fatmirësisht nuk raportohet për viktima.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



