E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti afgan u kërkon falje grave pas deklaratës për shamitë
Bota

Presidenti afgan u kërkon falje grave pas deklaratës për shamitë

Presidenti afgan u ka kërkuar falje grave rreth komenteve për shaminë tradicionale.

Të shtunën , Ashraf Ghani, duke iu përgjigjur akuzave se disa zyrtarë qeveritarë afgan janë të lidhur me Shtetin Islamik, tha se njerëzit të cilët  hedhin akuza të tilla duhet të japin fakte, ose ‘të veshin shamitë e grave në kokë’.

Këto deklarata të Ghanit u panë si provokuese nga një pjesë e qytetarëve, të cilët madje i quajtën edhe komente raciste, transmeton KosovaPress.

Por, më vonë Ghani ka kërkuar falje ndaj grave që janë ndjerë të fyera, dhe ka thënë se deklarata e tij është keqinterpretuar.

“Presidenti është një avokat i spikatur i të drejtave të grave dhe ka ndërmarrë hapa unikë për të forcuar dhe ruajtur pozicionin e tyre që prej marrjes së detyrës”, thuhet në një komunikatë nga zyra e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.