E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Asani befason  UEFA-n: Goli i tij më i bukuri i raundit?
Lajme

Asani befason UEFA-n: Goli i tij më i bukuri i raundit?

Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares është idhulli i momentit për shqiptarët anë e mbanë globit.

Golat e tij nga distanca po mahnisin jo vetëm shqiptarët, por edhe institucionin më të lartë të futbollit, UEFA-n.

Edhe në ndeshjen e sotme kundër Çekisë, Asani shënoi një super gol në minutën e 9-të.

Ky gol i mrekullueshëm i numrit 9-të të Kombëtares shqiptare, nuk ka kaluar pa u vënë re nga UEFA.

Në rrjetet sociale, UEFA thotë se goli i Asanit mund të jetë goli i këtij raundi të ndeshjeve kualifikuese të Euro2024.

Tani mbetet që ky propozim i UEFA-s të bëhet zyrtar dhe shqiptarët të votojnë sa më shumë golin e Asanit si golin më të bukur.

Vlen të thuhet se deri më tani, Asani ka fituar dy herë “titullin” goli më i mirë i raundit duke i bërë shqiptarët tepër krenarë.

Në 3 nga 6 ndeshjet e këtyre kualifikueseve, Asani ka realizuar tre perla. Goli i tij kundër Republikës Çeke ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e UEFA:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.