E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Autori i sulmit terrorist në Bruksel vritet nga policia në një kafene
Lajme

Autori i sulmit terrorist në Bruksel vritet nga policia në një kafene

Policia në Bruksel ka vrarë autorin e sulmit terrorist që ndodhi të hënën në mbrëmje.

Mëngjesin e sotëm, policia belge mori një telefonatë se autori Abdeslam Lassoued 45-vjeç ishte ulur në një kafene në Schaerbeek. Kur policia mbërriti në vendngjarje, pati një përleshje me armë në të cilën terroristi u qëllua për vdekje nga policia. Pranë tij është gjetur arma e përdorur në sulm.

Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës. Dy shtetas suedezë u vranë pak minuta para se të niste ndeshja Belgjikë-Suedi e vlefshme për kualifikueset e EURO2024.

Pas sulmit terrorist, ndeshja u ndërpre ndërsa tifozët suedezë “u ngujuan” brenda në stadium deri në kapjen e autorit dhe për sigurinë e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.