E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sylvinho flet pas fitores me Bullgarinë: Kjo skuadër jep gjithçka në fushë, por s’ka mbaruar asgjë akoma
Lajme

Sylvinho flet pas fitores me Bullgarinë: Kjo skuadër jep gjithçka në fushë, por s’ka mbaruar asgjë akoma

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, u shfaq tepër i lumtur, pas triumfit të radhës me rezultatin 2-0 në miqësoren 2-0 që Shqipëria regjistroi në shtëpi ndaj Bullgarisë. Menjëherë pas ndeshjes, për mikrofonin e “TV KLAN”, tekniku kuqezi u shpreh:  

“Mendoj që është një skuadër që jep gjithçka në fushë, nuk ka rëndësi është ndeshje zyrtare apo miqësore, ne japim gjithmonë maksimumin. Për mua të gjithë janë shumë të mirë. Të 23 lojtarët.  

Do të thotë shumë që Shqipëria ka bërë 5 fitore. Kjo është meritë e të gjithë lojtarëve që kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës. Nuk ka mbaruar asgjë, kemi bërë diçka fantastike, është meritë e tyre.  

Daku futet dhe shënon, gjithashtu dhe Muçi me Laçin. Kjo është shenjë që ne kemi lojtarë shumë të fortë si në formacion dhe në stol. Të gjithë lojtarët janë nivel i njëjtë, si në stol ashtu dhe në formacion.

Ne kemi shumë lojtarë që bëjnë tranzicione. Unë e kuptoj që ne duhet të bëjmë më shumë zotërim topi, por kemi lojtarë me karakteristika shumë të forta në fazën e tranzicionit. 

Një ëndërr shumë e bukur. Jam shumë i kënaqur, për njerëzit, për tifozët, na mbështesin. Kjo na ka ndihmuar shumë. Ne jemi shumë të lumtur, edhe për ata tifozë. Sigurisht që akoma s’ka mbaruar asgjë dhe duhet të jemi me këmbë në tokë”, u shpreh Silvinjo.  

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.