Hamasi Lëshon Raketa Drejt Avionit të Scholz, Izraeli Përdor Sistemin Antiraketor
Video /Momenti gazetarë të cilët janë detyruar të shtrihen në pistë
Kancelari gjerman Olaf Scholz u detyrua të largohej nga avioni pak para nisjes nga Tel Avivi, për shkak të një sulmi raketor. Pasagjerëve iu kërkua të shtriheshin në tokë.
Sipas Welt, në momentin e sulmit ka pasur edhe gazetarë të cilët janë detyruar të shtrihen në pistë. Dy raketa të Hamasit u neutralizuan mbi aeroport nga sistemi mbrojtës Iron Dome i Izraelit. Kancelari nuk u shtri në pistën e avionit, por përkundrazi shkoi në një kontejner për t’u strehuar. Pas disa minutash, pasagjerët arritën të hipnin sërish në aeroplan.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se ai kishte diskutuar mënyrat për të marrë ndihma humanitare për civilët në Rripin e rrethuar të Gazës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



