E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BE nuk kërkon armëpushim në GAZA, por ‘pauza’ humanitare
Lajme

BE nuk kërkon armëpushim në GAZA, por ‘pauza’ humanitare

Pas ditësh mosmarrëveshje dhe ndasi lidhur më qëndrimin ndaj konfliktit, Izrael-Hamas, liderët e Bashkimit Europian bënë thirrje për hapjen e korridoreve humanitare dhe pauza në luftime, për të lejuar që ndihmat të arrijnë tek civilët në Gaza.

Në një deklaratë të dakordësuar gjatë samitit dyditor në Bruksel, krerët e 27 vendeve anëtare shprehën shqetësimin më të thellë për përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza.

Ata kërkuan qasje të shpejtë, të sigurt dhe të papenguar të ndihmave për personat në nevojë përmes të gjitha masave të nevojshme, përfshirë korridoreve dhe pauzave humanitare.

Megjithatë, liderët nuk u pajtuan dot, mbi një thirrje më të fortë për armëpushim.

 “Folëm mbi nevojën absolute të veprimit në nivel njerëzor. Mund të shohim përkeqësimin serioz të situatës humanitare dhe rëndësinë e marrjes së masave për të garantuar qasjen ndaj ndihmave, si ushqim, ujë elektricitet e ilaçe”, deklaroi Charles Michel, President i Këshillit Europian.

Shtetet anëtare janë të përçara sa i përket qëndrimit mbi luftën, me Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë dhe Çekinë që janë mbrojtëse të flakta të Izraelit.

Këto të fundit, kanë kundërshtuar përpjekjet për të përfshirë fjalën armëpushim në deklaratën përfundimtare të samitit, me pretendimin se do të kufizohej e drejta e izraelit për t’u mbrojtur.

Në vend të saj u arrit kompromisi të flitej për “pauza”, edhe kjo në numrin shumës, për të shmangur krahasimin e fjalës pauzë me armëpushim.

Edhe në Këshillin e Sigurimit janë rrëzuar rezultat që kërkojnë armëpushim, kryesisht përmes vetos së aleatit më të ngushtë të izraelit, SHBA-ja.

Në deklaratën e BE-së theksohet gjithashtu se Këshilli Europian dënon në termat më të ashpër Hamasin, për sulmet brutale terroriste ndaj civilëve në Izrael.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.