Papa Françesku sërish thirrje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
Lufta Izrael-Palestinë ka regjistruar numër të lartë të viktimave dhe të plagosurve. Ndërkohë, Papa Françesku ka bërë sërish thirrje për një armëpushim mes dy vendeve. Në Sheshin e Shën Pjetrit, ai përsëriti gjithashtu një apel për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza.
“Askush të mos heqë dorë nga mundësia e ndalimit të armëve. Armëpushimi… ne themi “armëpushim, armëpushim. Vëllezër dhe motra, ndaloni. Lufta është gjithmonë një disfatë, gjithmonë,” shtoi ai
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



