E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Netanyahu përjashton mundësinë e një armëpushimi: Sot ndahemi mes qytetërimit dhe barbarisë
Lajme

Netanyahu përjashton mundësinë e një armëpushimi: Sot ndahemi mes qytetërimit dhe barbarisë

Kryeministri izraelit Netanyahu ka përjashtuar mundësinë e një armëpushimi, duke thënë se “kjo është një kohë për luftë”

Ai thekson se dëshiron të bëjë të qartë pozicionin e Izraelit në lidhje me armëpushimin.

“Ashtu si SHBA-të nuk do të bien dakord për një armëpushim pas bombardimit të Pearl Harbor ose pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, Izraeli nuk do të pajtohet me një ndërprerje të armiqësive me Hamasin pas sulmeve të tmerrshme të 7 tetorit,” thotë ai.

“Thirrjet për një armëpushim janë thirrje për Izraelin që t’i dorëzohet Hamasit, t’i dorëzohet terrorizmit,” thotë ai.

“Bibla thotë se ‘ka një kohë për paqe dhe një kohë për luftë”,vazhdon ai, “kjo është një kohë për një luftë”

“Një luftë për të ardhmen tonë të përbashkët. Sot ne vendosim një vijë midis forcave të qytetërimit dhe forcave të barbarisë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.