E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blendian Dalipi shpërdoron 2.2 miliardë me një tendër të dyshimtë në OSSSH
Lajme

Blendian Dalipi shpërdoron 2.2 miliardë me një tendër të dyshimtë në OSSSH

 

  Drejtoria Rajonale e OSSH Shkodër ka dhënë gati 2.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH në një tender tepër të dyshimtë.

Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-79551-09-11-2023 dhe me objekt “Ndërtim i kolektorit kabllor, N/Stacioni Plazh Velipojë, ndërtim i fidrave kabllorë 20kv F1 dhe F2, kabina 20 kv dhe rrjeti TU me ABC”.

Ky tender ka si fond limit shifrën 191,327,059 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Por ku qëndron vjedhja? Nëse shfletojmë dokumentacionin përkatës të këtij tenderi vihet re se kanë marrë pjesë vetëm dy garues.

Nga këta, njëri nuk ka ofruar asnjë vlerë, pra zero. Në këto kushte mbetej që fituesi i vetëm të shpallej ai që ka dhënë ofertë. Por këto lloj tenderash janë skema tipike që përdoret për të vjedhur paratë e taksapaguesëve pasi nuk ka asnjë arsye se përse një firmë duhet të hyjë në një garë dhe të mos ofrojë asnjë vlerë.

Rrjedhimisht fituese është shpallur firma NDERTUESI 2014 në pronësi të Sandër Shpati dhe Gjokë Ograja, në bashkëpunim me firmën tjetër PREKA, në pronësi të Gjokë Preka. Këta kanë fituar me ofertën prej 182,138,999 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Nga ana tjetër, kjo vlerë rezulton të jetë sa 95.2% e fondit limit. Kuptohet qartë se tendera të tillë janë tepër të denjë të hetohen nga SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.