E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Personazhi i TIK TOK Kozaku kallëzon në Polici Cllevion: Ndihem i frikësuar!
Lajme

Personazhi i TIK TOK Kozaku kallëzon në Polici Cllevion: Ndihem i frikësuar!

Dy personazhe kontraversë të rrjeteve sociale kanë nisur një konflikt virtual mes tyre i cili më pas ka përfunduar me një kallëzim në polici.

Kozak Braci pak ditë më parë ka bërë një kallëzim penal drejtuar në komisariatin nr. 4 duke akuzuar reperin Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin e artit “Cllevio Serbiano”.

Në kallëzimin shkruhet se prej disa kohësh tashmë, Braci dhe familja e tij janë ndjerë të kërcënuar nga ky personazh, për shkak të disa konflikteve që kanë nisur në rrjetet sociale.

Pas kallëzimit, komisariati i policisë nr. 4 ka nisur një kërkim policor për të gjetur Kleviol Ahmetin me banim në Lushnje. Ky i fundit nuk është gjetur në vendbanimin e tij pas kontrolleve të bëra.

Sipas atyre që i ndjekin, thuhet se gjithçka ka nisur pas një videoje në rrjetet sociale ky nuk mungonin as fyerjet personale nga të dyja palët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.