Dhëtmi, ra nga lartësia e objektit ku po punonte, 44-vjeçari humb jetën rrugës për spital
40-vjeçar i cili u rrëzua ditën e sotme në Dhërmi ka humbur jetën. Punëtori Artan Ndini dyshohet se ra aksidentalisht nga lartësia në një ndërtesë tek e cila punonte.
Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në Dhërmi pasditen e sotme.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me herët, ku shtetasi, gjeneralitetet e sakta të të cilit janë A. D., 44 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



