Udinese mund Milanin me një penallti
Milan pësoi disfatë 1-0 nga Udinese, në ndeshjen e Serie A. Pjesa e parë ishte mjaft emocionuese, me raste në të dyja portat. Mysafirët ngacmuan me kundërsulme, pa mundur dot të dërgojnë topin pas shpinës së Maignan. Në minutën e 25-të, Calabria “flirtoi” me golin, gjuajtja u ndal nga Silvestri.
Në minutën e 34-të, provoi Musah për të dërguar “Djallin” në epërsi, pa rezultat. Në të 62-tën, Adili shkakton penallti, me bardhezinjtë që nuk falin nga pika e bardhë e 11-metërshit. Ekipi i Piolit provoi të reagonte, mision mjaft i vështirë ndaj murit të mysafirëve.
Kështu, Milan duhet të fokusohet në ndeshjet e tjera në vijim, teksa në mesjavë rikthehet Champions. Udine synon që të grumbullojë sa më shumë pikë, për të siguruar qëndrimin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



