E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Skifteri” shqiptar: Për Messin kam respekt, ndaj nuk i grabita shtëpinë
Lajme

“Skifteri” shqiptar: Për Messin kam respekt, ndaj nuk i grabita shtëpinë

Një shqiptar, i njohur me pseudonimin “Alberto”, i cili pretendon se drejton një rrjet prej 100 personash, të angazhuar në fushën e grabitjeje, ka rrëfyer në podcast-in ‘Sumario Abierto’ të gazetës spanjolle El Español, vjedhjet në vilat e Benzema, Ronaldos dhe Johan Cruyff.

“Ne e grabitëm Benzeman në rastin kur ai nuk na kapi. Ne gjithashtu tentuam të vidhnim shtëpinë e Cristianos në Madeira, por plaçka nuk ishte joshëse“, tha Alberto.

Ai ka rrëfyer se në vitin 2012, grupi ka hyrë në shtëpinë e Cruyff, pa e ditur se ishte e tija dhe se dolën prej aty me vetëm 20.000 euro sende të vjedhura.

Sapo u futën brenda, vunë re fotot e tij me Dennis Bergkamp dhe arritën të kuptonin se me kë kishin të bënin.

Më pas ai ka treguar sesi i është shmangur tundimit për të vjedhur shtëpinë e tetë herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Messi.

Kreu i bandës së grabitësve nga Shqipëria dhe Kosova, i cili aktualisht është në arrati tha se shmangu grabitjen e vilës së “pleshtit” sepse kishte shumë respekt për të.

“Rreth një vit më parë të tjerë më ofruan për ta vjedhur shtëpinë e prindërve të tij, të familjes së Messit. Messi ishte në Paris në atë moment. Shkova për ta parë, sepse e njoh shumë mirë zonën. Nuk doja për shkak të respektit për Messin. Nuk e kam bërë pasi kam respekt ndaj tij. Pikë”, rrëfeu ai.

Më tej, skifteri shqiptar ka zbuluar se ka parandaluar edhe të tjerë që ta grabisnin rezidencën e Messit.

“Kam ndaluar disa herë njerëzit që donin të grabisnin shtëpinë e Messit, njerëzit që më kërkonin mendim, por nuk mund t’i ndaloj të gjithë… Për aq sa kam mundur t’i ndaloj jam shumë krenar”,- ka thënë grabitësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.