Rama e përfshiu në listën e zezë, por ja çfarë posti të rëndësishëm morri…
Ish-drejtuesi i Hipotekës së Durrësit, Ani Dyrmishi, është emëruar në krye të Hekurudhës shqiptare. Dyrmishi është një nga emrat e njohur në degën e PS-së në Durrës dhe ka mbajtur disa poste lokale në këtë qytet. Burimet nga hekurudha bënë të ditur se vendimi për emërimin e Dyrmishit është marrë prej ditësh, ndërsa pritet vetëm zyrtarizmi. Në këtë pozicion Dyrmishi do të zëvendësojë Ilir Dashin.
Dyrmishi u përfshi në një listë të zezë të shpallur nga vetë Kryeministri Edi Rama, ku përfshiheshin rreth 100 emra zyrtarësh të niveleve të ndryshme, të denoncuar për abuzime nga qytetarët. Por kjo nuk e pengoi Dyrmishin që të ishte pjesë aktive e fushatës së socialistëve në qytetin e Durrësit, deri në momentin e largimit ntga detyra, nga ministri teknik i drejtësisë, pasi morri pjesë në fushatën zgjedhore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



