E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon edhe trajneri Silvinjo për vdekjen tragjike të futbollistit të Egnatia
Lajme

Reagon edhe trajneri Silvinjo për vdekjen tragjike të futbollistit të Egnatia

arja nga jeta në mënyrë tragjike e Duamenës, reagon Egnatia: Kapiteni që luftonte në çdo betejë u largua si hero nga kjo botë e padrejtë

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur sot në Rrogozhinë në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit, ku humbi jetën pas kolapsit Rafael Duamena, ka pasur një impakt të gjerë në opinionin sportiv shqiptar duke sjellë reagime të shumta. Atyre u është bashkuar sot edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo.

DUAMENA RAFA

Trajneri është i pranishëm në vendin tonë pasi nis këtë fundjavë grumbullimin e kuqezinjve për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024. Por ai ka qenë vazhdimisht i pranishëm në ndeshjet e futbollit shqiptar dhe njeh mirë kampionatin tonë. Ndaj reagimi i tij pas kësaj tragjedie ka qenë mëse i kuptueshëm.

“Prehu në paqe. Ngushëllime familjes dhe miqve”, shkruante trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit në rrjetet sociale.

WhatsApp Image 2023-11-11 at 4.56.04 PM (2)

Futbolli shqiptar u trondit mesditën e sotme për humbjen e sulmuesit dhe kapitenit të Egnatias, Rafael Duamena. 28-vjeçari ganez, ndërroi jetë pas një ataku kardiak në fushën e futbollit, teksa po luante në ndeshjen Egnatia-Partizani. 

DUAMEN

Duamene ishte një ndër të huajt më cilësorë që ka zbarkuar në futbollin shqiptar. Sulmuesi ganez, autor i 8 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren afrikane, firmosi me Egnatian në janarin e këtij viti, teksa u shndërruar menjëherë në një lider.  

Ndërkohë së fundmi, klubi rrogozhinas, ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale, në lidhje me ndarjen nga jeta të Duamenës, teksa në emër të presidentit Demrozi i ka shprehur ngushëllime famjljes së kapitenit.  

DEKLARATA E PLOTË E EGNATIAS:  

Klub Futboll Egnatia, minuta e 25-të e ndeshjes me Partizanin ishte një moment paniku për të gjithë ne pasi kapiteni ynë Raphael Dëamena u shemb në tokë duke na lënë të gjithve pa fjalë.  Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga stafet mjekësore në fushë dhe në Spitalin e Rrogozhines Dëamena nuk arriti të mbijetoj.  

Kapiteni që luftonte në çdo betejë nuk arriti sot të mposhte atakun kardiak duke u larguar si hero nga kjo botë e pa drejt.  Klubi në emer të presidentit Agim Demrozi i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes së kapitenit të ndier Raphael Dëamena dhe falënderon të gjithë opinionin sportiv për solidarizimin e dhënë. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.