TIRANË/Grabiti dhe mbajti peng 18-vjeçarin ,arrestohet 33-vjeçari
Agim Drishti, djali i gazetarit dhe humoristit Ismet Drishti është arrestuar së fundmi nga policia. Sipas bluve të Tiranës, 33-vjeçari, bashkë me një shokun e tij, Arnold Kapaj, kanë grabitur dhe mbajtur peng një 18-vjeçar te Unaza e Re.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur më datë 18 nëntor në rrugën ‘Loni Ligori’ në Unazë të Re, në Tiranë.
Djali i gazetarit Drishti, është një emër i njohur për policinë, pasi rezulton i dënuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësve të policisë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



