E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nënkryetarja e Kuvendit:  Deputeti Noka ka kërcënuar me jetë një punonjës të Gardës dhe fëmijët e tij
Lajme

Nënkryetarja e Kuvendit: Deputeti Noka ka kërcënuar me jetë një punonjës të Gardës dhe fëmijët e tij

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj komentoi zhvillimet e fundit politike dhe votimin e buxhetit 2024 mes tensioneve dhe tymit të flakadanëve të ndezur nga deputetët e opozitës në Parlament. Në gjykimin e saj aksioni opozitar nga disa deputetë që ndjekin Sali Berishën është i dhunshëm.

“Disa njerëz e kanë humbur arsyen pse janë në Parlament dhe për çfarë duhet të shërbejë qenia e tyre në Parlament dhe ndjekin Berishën”, tha Felaj për A2CNN. Lidhur me mënyrën se si Garda e Republikës ka reaguar përkundrejt veprimeve të deputetëve demokratë, Felaj tha se oficerët kanë qenë të përmbajtur duke zbatuar rregulloren.

Ajo madje shkoi më tej duke zbuluar se në një nga seancat plenare, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka kërcënuar me jetë një prej punonjësve të Gardës dhe fëmijët e tij.

“Siguroj që Garda është gjithmonë në sallë për rendin dhe sigurinë. Ligji i Gardës e detyron që të bëjë këtë detyrë. Të sigurojë mjediset e Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve të tjera kur ato cënohen nga veprime të dhunshme. Këtë ka bërë Garda duke u përmbajtur natyrisht në kryerjen e detyrës, pasi nuk është e thjeshtë të jesh proporcional ndaj veprimeve që bëjnë disa deputetë të opozitës.

Nuk e di a e keni ndjekur sesi flamur Noka kërcënon me jetë një nga anëtarët e Gardës. Kërcënon atë me jetë dhe fëmijët e tij. Punonjës janë goditur dhe janë kërcënuar me jetë në sallën e Kuvendit. Kjo nuk është me Partinë Socialiste, por është me punonjësit. Këto lloj sjelljesh ligji penal i penalizon.”, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.