E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është biznesmeni 40-vjeçar nga Durrësi që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 9-të
Lajme

Ky është biznesmeni 40-vjeçar nga Durrësi që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 9-të

Pasditen e djeshme një 40-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën duke kryer vetëvrasje. Viktima është identifikuar si biznesmeni Idlir Myshketa.

Ai ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 9-të i pallatit 12-katësh, ku vetë banonte në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Pas hedhjes, ai ka përfunduar në tarracën e katit të dytë, teksa akoma nuk janë zbardhur motivet që e kanë çuar 40-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.

Bëhet e ditur se 40-vjeçari nuk është i vetmi që tentoi t’i japë fund jetës në familjen e tij. Para disa kohësh edhe motra e tij tentoi vetëvrasjen në të njëjtën formë.

Ajo u përplas fillimisht në degët e një peme që ndodhej poshtë ballkonit të saj, çka i ka shpëtuar edhe jetën dhe më pas ra në tokë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.