E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqia nuk i ndal  presionet ndaj Shqipërisë: Çështja e Belerit është thelbësisht evropiane, jo dypalëshe!
Lajme

Greqia nuk i ndal presionet ndaj Shqipërisë: Çështja e Belerit është thelbësisht evropiane, jo dypalëshe!

Çështja e Belerit është thelbësisht evropiane, jo dypalëshe. Ajo ka të bëjë me respektimin e shtetit të së drejtës,” tha Papastavrou

Ministri i Shtetit i Greqisë, Savros Papastavrou është shprehur se mbajtja në burg e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, nuk është vetëm një çështje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë, por një çështje evropiane.

“Çështja e Belerit është thelbësisht evropiane, jo dypalëshe. Ajo ka të bëjë me respektimin e shtetit të së drejtës,” tha Papastavrou në një intervistë për radion Skai.

“Nëse Beleri nuk do të ishte anëtar i minoritetit etnik grek apo ndonjë minoriteti, është e qartë se Greqia mund të mos kishte shprehur të njëjtin nivel interesi. Megjithatë, për sa i përket BE-së, kjo duhet parë si një çështje evropiane. Nëse një autoritet ekzekutiv në çdo shtet ka aftësinë të refuzojë të betohet dikë bazuar vetëm në preferencat personale, kjo përbën një problem për Evropën”, theksoi ai.

Ministri grek, i cili javën e kaluar vizitoi Belerin në burg, la të kuptohet se mungesa e progresit në këtë çështje mund të ketë pasoja në aspiratat e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

“Është e qartë se Greqia mbështet vazhdimisht dhe në mënyrë të palëkundur perspektivën e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor,” tha Papastavrou, duke vënë në dukje se kryeministri Kyriakos Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Athinës në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë muajin e kaluar.

“Ne të gjithë përfitojmë nga perspektiva evropiane e Shqipërisë, veçanërisht pakica kombëtare greke. Megjithatë, kjo rrugë integruese ka disa kushte dhe kritere”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.