E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Takimi i dy ministrave Cleverly-Balla, në fokus  emigrantët shqiptarë : Këtë vit 90% me pak gomone të ardhura nga Shqipëria
Lajme

Takimi i dy ministrave Cleverly-Balla, në fokus emigrantët shqiptarë : Këtë vit 90% me pak gomone të ardhura nga Shqipëria

Ministri i Brendshëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly është takuar gjatë ditës së sotme me ministrin e Brendshëm shqiptar, Taulant Balla.

Cleverly ndër të tjera ka folur edhe për emigracionin e paligjshëm në Britani, duke thënë se gjatë këtij viti ka pasur 90% më pak gomone të ardhura nga Shqipëria.

Balla e Cleverly ranë dakord për të  punuar më afër në prioritetet e përbashkëta të kombeve tona rreth krimit të organizuar të rëndë dhe migracionit të paligjshëm.

“Mbërritjet e anijeve të vogla nga Shqipëria janë ulur me 90% në 2023. Sot Sekretari i Brendshëm James Cleverly dhe ministri i Brendshëm shqiptar Taulant Balla ranë dakord të punojnë edhe më afër në prioritetet e përbashkëta të kombeve tona rreth krimit të organizuar të rëndë dhe migracionit të paligjshëm”, thuhet në reagimin e UK Home Office.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.