E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet në Turqi vrasësi i 14-vjeçares në Shkup
Lajme

Arrestohet në Turqi vrasësi i 14-vjeçares në Shkup

14 vjeçarja Vanja Gjorçevska në shkup u vra si pasojë e një rrëmbimi që ishtë planifikuar nga babai i saj.

Ndërkohë që mbrëmjen e sotme autori i ngjarjes së rëndë Ljupço Palevski, Pallço është arrestuar në Turqi. Gjithashtu sonte është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi.

Sonte në Gjykatën Penale janë sjellë edhe të dyshuarit e tjerë, ku gjyqtari i procedurës paraprake do të vendosë për propozimin e prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit.

Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, ka tronditur Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm. E mitura ishte nisur për në shkollë, kur mëngjesin e 27 Nëntorit, 5 persona e rrëmbyen duke i lidhur këmbët dhe duart, dhe duke e futur brenda një makine.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.