E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dënohet me burg përjetë  Mexhit Picari, vrau  dhëndrrin
Lajme

Dënohet me burg përjetë Mexhit Picari, vrau dhëndrrin

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm shpall vendimin për Mexhit Picarin dhe të bijën Dhurata Saliaj të cilët akuzohen për vrasjen e Kudret Saliajt.

Gjykata ka vendosur dënimin me burgim te përjetshëm për Mexhit Picarin, ndërsa e bija, Dhurata Saliaj, u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim. Kjo e fundit akuzohet për krijim të kushteve për të kryer vrasjen. Për Saliajn gjykata rrëzoi akuzën për bashkëpunim në vrasje.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2021, ndërsa si pasojë e përplasjeve u plagos edhe avokati Adriatik Cama. Çifti Dhurata e Kudret Saliaj, ishin në proces divorci për shkak se kishin mosmarrëveshje, kur ndodhi krimi i rëndë në muajin qershor të 2021. Viktima, Kudret Saliaj mbërriti në një lokal pranë gjykatës së Tiranës, ku priste të zhvillohej seanca e radhës për divorcin dhe ndodhej në praninë e avokatit të tij si dhe një punonjëseje sociale.

Vjehrri i tij Mexhit Picari pasi e vëzhgoi bashkë me të bijën Dhurata Saliaj, e qëlloi për vdekje dhëndrin, teksa në ngjarje mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cami.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.