E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidentja e Kosovës vizitë  në Turqi, takon Erdogan:  Mirënjohje për angazhimin në sigurinë e rajonit
Lajme

Presidentja e Kosovës vizitë në Turqi, takon Erdogan: Mirënjohje për angazhimin në sigurinë e rajonit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ndodhet në Stamboll, ku është takuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani shkruan se i ka shprehur mirënjohje Turqisë për angazhimin në sigurinë e rajonit.p

“Sot në Stamboll takova Presidentin Erdogan. Në dritën e zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes vendeve tona”, shkruan Osmani.

Ndërkaq, Osmani në Facebook shtoi se ka informuar Erdoganin për zhvillimet e fundit në rajon.

“E falenderova për mbështetjen e fuqishme për Kosovën, përfshirë në periudha të rënda e sfiduese për ne, si dhe e informova për zhvillimet e fundit në vendit tonë. Do të vazhdojmë të punojmë afër në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona e popujve tanë”, tha Osmani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.