Korçë, plagosen 2 persona me armë zjarri
Dy persona janë plagosur në Korçë, pas një sherri për motive të dobëta që ka nisur në ambientet e një lokali dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit, ku një 33-vjeçar i identifikuar si Igli Hoti u plagos në këmbë me armë zjarri, ndërsa Artan Qershori ka mbetur i plagosur pasi u godit me mjete të forta.
Të dy janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ka shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po merr në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen.
Po ashtu është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet për kapjen e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



