E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BECI i tenderave pa garë, fut dorën edhe  te fondet e fëmijëve
Lajme

BECI i tenderave pa garë, fut dorën edhe te fondet e fëmijëve

Benet Beci nuk po humbet asnjë ditë në krye të Bashkisë së Shkodrës për të shpërdoruar taksat e qytetarëve. Njësoj si në kohën kur ishte drejtor i KESH-it, Beci vijon me të njëjtin avaz në dhënien e tenderave. Pasi vodhi në menaxhimin e plehrave, pasi vodhi në blerjen e automjeteve për bashkinë dhe rikonstruksionet e mundshme, Benet Beci ka nisur të vjedhi edhe te fëmijët.

Së fundmi, sipas të dhënave të publikuara nga Open Data, Benet Beci ka hapur një tender, Rikonstruksion i plotë i çerdhes “Manush Alimani” – Zbatim, me numër reference REF-84037-10-17-2023. Fondi limit i vendosur është 124 milionë lekë (pa TVSH). Ky tender është hapur si garë që në muajin tetor, ndërsa me 3 nëntor 2023 është mbyllur pranimi. Nga 12 kompani në garë, Beci ka arritur që brenda një muaji t’i shqyrtojë dosjet dhe të shpallë fitues kompaninë “Ndërtimi 2000”.

Ky tender është me flamurin e kuq, pikërisht për skualifikimin e të gjithë operatorëve me justifikimin se kishin mungesë të dokumentacionit, e duke lënë në garë vetëm kompaninë fituese, e cila ka ofruara 9 491 713. Një tjetër fakt që ngjall dyshime për favorizime të miqve të vetë, është se Beci i ka dhënë të njëjtës komapni tenderin edhe për rikonstruktimin e fasadave të pallateve në hyrje të qytetit.

Mjaftojnë vetëm këto dy tendera të dyshimtë, që drejtësia të zgjohet dhe të shohë realitetin si është dhe ku shkojnë paratë e qytetarëve shqiptarë. Por duke qenë se Beci është një “ujk” i vjetër në politikë, ai ja ka marrë dorën tenderave, pasurimit dhe përkrahjes së miqve të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.