18 dhjetori data kur Kuvendi voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës
Kuvendi i Shqipërisë do të votojë më datë 18 Dhjetor për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla caktoi këtë datë për të mbledhur Këshillin e Mandateve e rregullores për të shqyrtuar shkresën e SPAK për Sali Berishën.
Në një njoftim për shtyp të Kuvendit theksohet se: Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



