E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Doli nga SPAK pasi u pyet për një orë, çfarë deklaroi Haki Çako
Lajme

Doli nga SPAK pasi u pyet për një orë, çfarë deklaroi Haki Çako

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Nuk dihet ende arsyeja pse Haki Çako ka shkuar në ambientet e SPAK.

Ai ka mbërritur në SPAK paraditen e sotme rreth orës 11:00.

I pyetur nga gazetaret mbi arsyen e paraqitjes në SPAK, Çako u përgjigj shkurtimisht duke thënë se nuk ishte për të dhe as institucionin që përfaqëson.

Por, shtoi se ka të bëjë me një çështje që lidhet me fushën e përgjegjësisë.

“Isha në cilësinë e detyrës që kam, për të sqaruar një çështje që lidhet me fushën e përgjegjësisë, por nuk ishte personalisht as për mua dhe as institucionin tim”, shprehet ai.

“Isha në cilësinë e detyrës që kam, për të sqaruar një çështje që lidhet me fushën e përgjegjësisë, por nuk ishte personalisht as për mua dhe as institucionin tim”, shprehet ai.

Haki Çako ka qenë ish-drejtor i Policisë së Shtetit prej vitit 2015 deri në vitin 2018.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.