Lirohet nga burgu djali i tezes së Laert Haxhiut
Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu Enio Meçajn, i cili është djali i tezes së Laert Haxhiut, ky fundit i arrestuar në Greqi.
Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” mësohet se është bërë nga prokurori i çështjes, Behar Dibra, dhe miratuar më pas nga gjykata.
Meçaj dyshohet se ka ndihmuar bashkëpunëtorin e drejtësisë Artan Tafanin për fshehjen e disa provave në një garazh në Tiranë, mbasi ky i fundit kreu vjedhje në një exchange në Tiranë.
Mbi Meçajn ka rënduar akuza “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, dhe sipas prokurorit Dibra vepra për të cilën është nën hetim nuk paraqet rrezikshmëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



