Si nisi sherri në xhaminë ‘Xhura’, autori i plagosjes ende në arrati
Edhe pse kanë kaluar dy ditë që nga plagosja me armë zjarri e 51-vjeçarit Agim Jazaj, policia ende nuk e ka arrestuar autorin Saimir Xhafa, për kapjen e të cilit ka ofruar edhe shpërblim 5000 euro.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 1 Janarit pranë xhamisë “Xhura” në kryeqytet. Autori dhe i plagosuri kanë qenë bashkë në xhami ditën e ngjajres dhe nga kamerat e sigurisë evidentohet fakti që ata komunikojnë në distancë më njeri-tjetrin. 51-vjeçari Agim Jazaj pasi ka mbaruar ritaulin e faljes në xhami ka dalë jashtë dhe ka qëndruar për disa minuta tek stolat.
Pak minuta më pas, nga xhamia ka dalë edhe autori Saimir Xhafa i cili pas konfliktit në rrugë ka marrë armën dhe ka qëlluar në asfalt duke kryer qitje të çrregullta. Pas këtyre qitjeve dhe sherrit verbal autori ia ka drejtuar armën duke e qëlluar 3 herë Agim Jazajn.
Pas të shtënave ai është larguar me armën e krimit ndërsa të plagosurit i është dhënë ndihma e parë nga personat në vendngjarje. Ky i fundit vijon të jetë në spital dhe ende nuk ka dëshmuar para hetuesve pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është e qëndrueshme, dhe e ka të pamundur që të flasë.
Hetuesit kanë zbuluar se autori dhe i plagosuri kanë patur njohje të mëparshme por nuk dihet shkaku i konfliktit mes tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



