E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ky është 22-vjeçari që u vra me snajper në ballkonin e shtëpisë në VLORË
Lajme

FOTO/ Ky është 22-vjeçari që u vra me snajper në ballkonin e shtëpisë në VLORË

Gëzim Sinomataj, personi që shihni në foto është i riu që u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në Vlorë.

22-vjeçari kishte dalë për të pirë cigare në ballkonin e shtëpisë së tij në lagjen “Hajro Çakërri” kur u ekzekutua me një plumb në kokë.

Ka dyshime se autori që e ka qëlluar me snajper ka qenë fshehur në një pallat në ndërtim e sipër, përballë shtëpisë së 22-vjeçarit. Menjëherë pas atentatit autori është larguar dhe në lagjen “24 Maji” është gjetur një makinë tip ‘BMW’ e djegur që dyshohet se u përkiste autorëve.

22-vjeçari është djali i Sokol Sinomatajt, i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale dhe pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait. I riu që jetonte në Belgjikë, kishte ardhur në Vlorë për të kaluar festat e fundvitit me mamanë e tij. Në Belgjikë, Gëzimi jetonte bashkë me babain dhe vëllain Bernardin, të cilit dy vite më parë më 3 janar, i vendosën tritol në automjetin e parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ndodhi ekzekutimi i tij.

Ka dyshime se vrasja e të riut ka ndodhur motive hakmarrje, por nuk përjashtohet edhe mundësia e implikimit në trafikun e drogës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.