SHBA dhe Britania e Madhe sulmojnë bazat Huthi në Jemen/ Paralajmërimi nga rebelët
Forcat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë kryer sulme ajrore kundër objektivave të rebelëve Huthi në Jemen.
“BBC” raporton se sulmet janë raportuar në kryeqytetin Sanaa, portin Huthi në Detin e Kuq të Hudaydah, Dhamar dhe bastionin veriperëndimor të Houthi-ve në Saada.
Presidenti amerikan, Joe Biden, thotë se sulmet janë në përgjigje të sulmeve nga Huthi të mbështetur nga Irani mbi anijet në Detin e Kuq që nga nëntori.
Huthët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit dhe thonë se po mbështesin aleatin Hamasin duke synuar anijet e drejtuara drejt Izraelit.
Nuk ka munguar edhe një reagim nga këta të fundit. Zëvendësministri i Jashtëm i Hudhëve paralajmëron se SHBA-ja dhe Britania e Madhe do të “paguajnë një çmim të rëndë” për këtë “agresion flagrant”.
Avionët luftarakë të Forcave Ajrore Mbretërore ndihmuan në kryerjen e “sulmeve të synuara” kundër objekteve ushtarake, thotë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.
Holanda, Australia, Kanadaja dhe Bahrejni dhanë mbështetje si pjesë e misionit, njoftoi presidenti Biden.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



