Lavrov akuza Perëndimit: Po kryen fushatë të paligjshme kundër Rusisë
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Serger Lavrov e nisi konferencën vjetore për shtyp me disa fjalë hyrëse që mbulojnë çështje të politikës së brendshme dhe të jashtme.
Ai i referohet asaj që Rusia e quan një fushatë “të paligjshme” të Perëndimit kundër Moskës pa përmendur drejtpërdrejt luftën, ndërsa shtoi se shumica e diskutimeve që përfshijnë Perëndimin janë udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. “Ata sunduan botën për 500 vjet” dhe nuk patën “asnjë konkurrencë” përveçse gjatë periudhës sovjetike, u shpreh ai.
Lavrov gjithashtu vë në dukje marrëdhëniet e Rusisë me Kinën, të cilat ai thotë se janë në “periudhën e tyre më të mirë në histori”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



