E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i PD së vulës Basha reagon pas dekretimit  të ligjit për Komisionet Hetimore: Makinacione të Ramës! Tregon frikën e tij nga e vërteta
Lajme

Kreu i PD së vulës Basha reagon pas dekretimit të ligjit për Komisionet Hetimore: Makinacione të Ramës! Tregon frikën e tij nga e vërteta

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me dekretimin e ligjit për komisionet hetimore nga presidenti Bajram Begaj, ku u shpreh se është makinacion i kryeministrit Edi Rama që tregon frikën e tij nga e vërteta.

Ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës, shprehet Basha, ndërsa thekson se kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi.

Reagimi i Bashës:

Ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës.

Makinacionet e Edi Ramës për ti pamundësuar opozitës transparencën e aferave korruptive përmes komisioneve hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta. Por transparenca për aferat korruptive ku është zhytur sot qeveria, që po varfëron dhe detyron shqiptarët të largohen do të bëhet me patjetër.

Sot gjysma e qeverisë është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave, dhe të gjithë ata që kanë abuzuar, së shpejti do të japin llogari për aferat e tyre korruptive.

Kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.