E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Efektivi  që u vetëvra në Durrës kishte 34 vite në radhët e policisë së shtetit
Lajme

Efektivi që u vetëvra në Durrës kishte 34 vite në radhët e policisë së shtetit

Pas 34-vitesh në radhët e policisë së shtetit, efektivi i policisë Arben Pjeci, nuk e ka përballuar dot ndërprerjen e marrëdhënies së punës, duke u vetëvrarë.

Ai ishte prind i dy fëmijëve dhe me një karrierë të gjatë në polici, por një plagosje e lehtë e pasuar nga një vendim i formës së prerë të gjykatës, çka do ta përjashtonte automatikisht nga policia, bëri që t’i jepte fund jetës pikërisht në ambientet ku kishte punuar për një kohë të gjatë.

Arben Pjecit nuk i ishte komunikuar akoma largimi nga puna nga policia dhe ishte ende në detyrë. Në zyrë ku u gjet i vetëvrarë sipas të dhënave, punonte i vetëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.